Agjencia

Dardanica Work and Travel USA është pjesë e Dardanica Group e cila është themeluar në Dhjetor të vitit 2006.  Dardanica Work and Travel USA është e  licencuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si agjencion që mirret me aranzhimin e studentëve të Universiteve në Kosovë për të punuar dhe udhëtuar në SHBA gjatë pushimeve verore.

Qëllimi i Dardanica Work and Travel është t’ju ofroj studentëve nga Kosova shkëmbim kulturor dhe përvojë të paharrueshme për pjesëmarrësit në këtë program. I gjithë stafi i Dardanica Work and Travel kanë marrë pjesë në këtë program disa herë dhe kjo i jep një vlerë të veçantë kompanisë sonë për të garantuar shërbime cilësore dhe për të ofruar eksperiencën e tyre për të gjithë ata studentë që dëshirojnë të shkojnë në SHBA.  Dardanica Work and Travel USA është themeluar në besimin se për një student është shumë me rëndësi të ekspozohet ndaj ekspierencave të reja duke udhëtuar dhe punuar pa pasur nevojë që të pauzojë në studime. Kjo mundësi ofrohet përmës programit Summer Work and Travel USA që fillon rekrutimet gjatë muajit Tetor deri në Prill kur studentët e marrin vizën e punës (J1) dhe përgatiten për të udhëtuar në SHBA gjatë muajve Qershor – Shtator.

Ky është viti i nënttë i programit, ku secili vit ka qenë më i mirë se tjetri dhe falenderojmë përzemërsisht studentët që na kanë besuar punën dhe na kanë bërë lider në Kosovë

.

Programi Work and Travel

Programi Work and Travel USA

Programi Work and Travel Program ju mundëson studentëve nga Kosova, ashtu sikurse studentëve nga mbarë bota, që të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të punuar dhe udhëtuar gjatë pushimeve verore me ç’rast studentët kanë mundësi të vizitojnë vendet dhe qytetet që gjithmonë i kanë ëndërruar. Qëllimi i këtij program është që studentët, perms vizës J1, të përjetojnë jetën dhe kulturen Amerikane gjatë periudhës së pushimeve verore.

Programi Work and Travel është një mundësi jashtëzakonisht e mirë për tu njoftuar me kolegë nga mbarë bota, ku në të njejtën kohë do ta përmirësoni gjuhën angleze në masë të dukshme. Përveç kësaj, ju do do të keni rastin të shihni se si zhvillohet biznesi, si funksionon ekonomia e tregut, politika dhe demokracia në vendin më të zhvilluar të botës. Kjo mundësi vlenë vetëm për studentët e rregullt të Universitetit të Prishtinës, Universitetit Amerikan në Kosovë si dhe Univerziteteve tjera private në Kosovë.

Nëse jeni student/e i/e vitit të parë, të dytë, ose të tretë dhe flisni gjuhën angleze në nivelin fillestar, atëherë me siguri se jeni të kualifikuar për të marrë pjesë në këtë program. Punët të cilat ofrohen nga ky program për studentët janë punë të ndryshme sezonale në vende të ndryshme si restaturante, hotele, dyqane të ndryshme, shtëpi të mallrave, kafiteri, ndërtimtari, etj.  Studentët e kualifikuar do të ftohen në panairin e punave që do të organizohet nga Dardanica WAT në bashkëpunim me sponsorin e programit nga SHBA. Studentët do të kenë mundësi që të negociojnë për puna të ndryshme duke u bazuar në shtetet që ju parapelqeni.

 

Ekzisotjnë dy lloje të programit: Self-Placed dhe Job-Assisted

Self-Placed: Ju mund ta zgjedhni opcionin Self-Placed ku është obligimi i juaj të gjeni punën në SHBA. Kjo mundësi ju jep lirinë që të zgjedhni lokacionin dhe llojin e punës që ju dëshironi të keni gjatë programit Work and Travel. Ju do të jeni përgjegjës për të gjitha organizimet me punëdhënësin. Nëse vendosni të gjeni punë, një ofertë e punës duhet të dërgohet tek Dardanica Work and Travel USA së bashku me aplikacionin e juaj kur ju aplikoni për programin Work and Travel USA.

Job-Assisted: Me një shpenzim shtesë Dardanica Work and Travel USA mund t’ju siguron një punë në SHBA përmes opcionit Job-Assisted. Nëse e zgjedhni këtë opcion, Dardanica Work and Travel USA në bashkëpunim me sponsorin tonë në SHBA do t’ju ndihmojnë në selekcionimin e punëdhënësi gjatë panairit të punës që do të mbahet në Prishtinë me përfaqësues të sponsorit nga SHBA-të. Poashtu, ne do t’ju sjellim të gjitha dokumentët e nevojshme rreth punës dhe do t’ju ndihmojmë me të gjitha organizimet.

Procesi i Aplikimit

INTERESIMI DHE INTERVISTA

Menjhëherë pasi që ju tregoni interesim në programin work and travel, ne do t’ju informojmë në detaje se si funksionon, cilan janë benefitet dhe anët negative, dhe si mund të nxirrni më të mirën nga ky program. Për më tepër, ne ju japim juve të gjitha informatat e domosdoshme dhe listen e dokumentëve të nevojshme që të sigurohemi që ju nuk harroni asgjë. Gjatë kësaj periudhe, ne e bëjmë një intervistë të shkurtë në gjuhën Angleze për të matur nivelin e Anglishtës, kështu që përgatituni!

DOKUMENTET DHE PAGESA E PARE

Gjerësa ne e bëmë takimin e parë, ju tanimë jeni të informuar se cfarë duhet të bëni. Gjatë kësaj faze, ju do të përgatisni të gjitha dokumentët që ju duhen për të aplikuar (shikoni listën këtu). Në këtë fazë, ju gjithashtu duhet të paguani raten e parë të programit e cila ju siguron pjesëmarrjen në program për verën e ardhshme. Pasi që ta bëni pagesën në bankë, ju e sillni një dokument dëshmi së bashku me të gjitha dokumentet tjera.

PERGATITJA DHE OFERTAT E PUNES

Pasi ti pranojmë dokumentet e juaja dhe pagesën e parë, neve na duhet pak kohë deri sa të përgatisim dokumentacionin dhe të gjejmë punën e duhur. Gjatë kësaj periudhe, ne do t’ju ftojmë juve të ju ofrojmë llojet e punave dhe intervistat për punë të cilat mbahen përmes Skype nga zyra e jonë direkt me punëdhënësin. Ky proces është shumë me rëndësi prandaj përgatitja e juaj është e domosdoshme.

INTERVISTA PER VIZE DHE UDHETIMI

Pasi ta pranoni konfirmimin për punën, ju bëni pagesën e dytë dhe të fundit. Ne e organizojmë për ju intervistën për vizë në Ambasadën Amerikane dhe ju tregojmë kohën ekzakte të paktën një javë më herët. Ndërkohë, ne ju ndihmojmë të ju përgatisim për intervistë. Kjo pjesëvështë më e rëndësishmja sepse përcakton nëse ju do të shkoni në SHBA apo jo. Përgatitu! Mos u streso! Bëj qef!

Kush mund të aplikoj?

Për tu konsideruar për programin Work and Travel USA, kandidatët duhet:

  • Të jenë student të rregullt në njërin nga universitetet në Kosovë;
  • Të jenë në moshën 18 – 28 vjecare;
  • Të ndjehen komfort me gjuhën angleze në të folur;
  • Të ketë pashaportë valide me 6 muaj afat pas marrjë së vizes (Preferohet që pashaporta të ketë afat së paku deri në muajin dhjetor të vitit 2016); si dhe
  • Të kenë fonde të mjaftueshme që t’i mbulojnë shpenzimet e veta gjatë fillimit të programit në SHBA.

Nëse mendoni se i plotësoni të gjitha kushtet e lartëpermendura, kliko këtu për të vazhduar më tutje.

Nëse nuk jeni të sigurt nëse i plotësoni kushtet, ju lutemi na kontaktoni përmes linkut “Na Kontaktoni”. Ju poashtu mund të na shkruani në email adresën info@dardanica.com, të na thërrisni në numrin e telefonit: +377 45 69 69 69 apo të na vizitoni në zyrën tonë.

Dokumentet e Duhura

Nëse i plotësoni kushtet kryesore, atëherë ejani në zyre tek ne dhe plotësoni formën që ne do t’ju ofrojmë.

Ju duhet të sillni këto dokumente në zyren e Dardanica Work and Travel:

  • Dëshmi për statusin e studentit
  • Transkriptin apo certifikatën e notave
  • Dëshmi për njohjen e Gjuhës Angleze (jo e obligueshme)
  • Kopja e pashaportës
  • Kopja e letërnjoftimit
  • 2 foto të formatit për pashaportë
  • Resume apo CV në gjuhën angleze
  • Aplikacioni i mbushur (PDF)
  • Dokumente tjera që mendoni se ju ndihmojnë në procesin e vizës si p.sh.ndonjë patundshmëri në emër të juajin, kontrata të punës të prindërve, dëshmi të ndonjë burimi i të ardhurave në familje (p.sh. apartament apo dyqan me qera), etj.
  • Oferë pune në SHBA (për personat që aplikojnë përmes metodes SELF PLACED)*

*Për studentët SELF PLACED: Ju lutemi, dërgoni formatin tonë të ofertës për punë tek punëdhënësi për ta nënshkruar ofertën e punës për ju. Ejani në zyren tonë për të marrë formën e duhur ose na shkruani email tek info@dardanica.com për t’ju dërguar atë në formë elektronike.

Pasi të testoheni për nivelin e gjuhës angleze, ju duhet që të pergatiteni për intervistë me konsulët e Ambasadës Amerikane. Ne do t’ju ndihmojmë që ju të përgatiteni sa më mirë për këtë intervistë.

Pasi të merrni konfirmimin nga stafi i Dardanica Work and Travel, ju duhet të plotësoni aplikacionin e vizës për të cilen do t’ju ndihmoj stafi i Dardanices. Të gjitha aplikacionet mund ti plotësoni në zyren tonë.

Ndërkohë DS 2019 (forma e lëshuar nga sponsori që ju mundëson marrjen e vizës së punës) mbërrinë në Kosovë ku ju do të njoftohëni për ta nënshkruar dhe për ditën e saktë të intervistës në ambasadë amerikane.

Çmimet

Dardanica Work and Travel ofron dy metoda te programit:

Self-Placed: Ju mund ta zgjedhni opcionin Self-Placed ku është obligimi i juaj të gjeni punën në SHBA. Kjo mundësi ju jep lirinë që të zgjedhni lokacionin dhe llojin e punës që ju dëshironi të keni gjatë programit Work and Travel. Ju do të jeni përgjegjës për të gjitha organizimet me punëdhënësin. Nëse vendosni të gjeni punë, një ofertë e punës duhet të dërgohet tek Dardanica Work and Travel USA së bashku me aplikacionin e juaj kur ju aplikoni për programin Work and Travel USA.

Job-Assisted: Me një shpenzim shtesë Dardanica Work and Travel USA mund t’ju siguron një punë në SHBA përmes opcionit Job-Assisted. Nëse e zgjedhni këtë opcion, Dardanica Work and Travel USA në bashkëpunim me sponsorin tonë në SHBA do t’ju ndihmojnë në selekcionimin e punëdhënësi gjatë panairit të punës që do të mbahet në Prishtinë me përfaqësues të sponsorit nga SHBA-të. Poashtu, ne do t’ju sjellim të gjitha dokumentët e nevojshme rreth punës dhe do t’ju ndihmojmë me të gjitha organizimet.

 

Programi mbulon:

  • Dokumentacion për Viza J-1
  • Ds formën që është dokumenti kyq për të drejtë pune në SHBA e cila mundëson marrjen e vizës
  • Sigurim të punës dhe të akomodimit (vetëm për Job-Assisted)
  • Ndihmesë rreth përgatitjes së dokumentave
  • Udhëtimin për në Ambasadën Amerikane
  • 4 muaj sigurim shëndetësor
  • Orientim komplet për t’ju përgatitur për qëndrim në SHBA
  • Librin (broshurën) e programit për studentë
  • Administrim dhe mbikëqyrje të programit
  • Asistencë emergjente 24 orë

 

Programi nuk mbulon:

  • Taksën e aplikacionit për vizë në Ambasadën/Konsulatën Amerikane
  • Taksën SEVIS
  • Biletën kthyese të aeroplanit për SHBA dhe anasjelltas
  • Shpenzimet trasportuese nga aeroplani deri tek destinacioni final
  • Shpenzimet ditore duke i përfshirë qiranë, rrymën, ujin, shpenzimet e ushqimit, etj.

Kthimi i Taksave

Gjatë punës që e bëni në SHBA, ju me siguri se do të paguani taksa, varësisht nga vendi se ku keni punuar. Lajmi i mirë është se deri në 90% të taksave mund të kthehen tek studentët që kanë paguar.

Në SHBA janë 5 lloje kryesore të taksave:

  • Federal Tax apo Taksat Federale,
  • State Tax apo Taksat Shtetërore,
  • City/Local Tax apo Taxat lokale,
  • Social Security apo Sigurimi Social, si dhe
  • Medicare apo Shërbimi mjeksorë.

Për studentët me viza J1 të cilët kanë shkuar në SHBA me programin Work and Travel, në shumicën e rastëve, janë paguar vetëm dy taksat e para: Federale dhe Shtetërore, pasi që J1 nuk I ngarkon studentat me taksa tjera. Në raste shumë të rralla, studentët kanë paguar edhe taksa Lokale apo të Qytetit ku kanë punuar. Nëse për ndonjë aryse student ka paguar të gjitha taksat, atëherë ju duhet ta kontaktoni punëdhënësin direkt për t’ju kthyer taksat lidhur me Sigurimin Social dhe Shërbimin mjeksorë.

Kohëzgjatja për kthimin e taksave është 2 deri në 4 muaj. Procesimi për kthimin e taksave fillon në Janar të çdo viti.

Gjërat që duhet t’i sillni për të aplikuar për kthimin e taksave janë:

  • Forma W2 për secilin punëdhënës që keni punuar. Të gjithë punëdhënsit janë të obliguar t’ju japin formën W2
  • Fletëpagesën apo Çekun e fundit të pagës nga secili punëdhënës
  • Një kopje të Pashaportës
  • Një kopje të Vizes
  • Një kopje të formës I-94 (Kjo nuk është e detyrueshme pasi qe ka mundësi që ta dërgoni në aeroport gjatë kthimit në Kosovë)
  • Një kopje të Social Security Card apo kartelës së Sigurimit Social
  • Një kopje të formës DS-2019 (e detyrueshme).

Nëse për çdo rast nuk mund ti siguroni W2 plus çekun e fundit, atëherë njëra nga këto mund të bëjë punë.

Pasi që ti keni siguruar këto dokumente, ju lutem ejani në zyrën e Dardanica Work and Travel dhe aplikoni për kthimin e taksave.

Nëse për ndonjë arsye nuk keni arritur ti siguroni të gjitha dokumentet, ju lutem na kontaktoni përmes numrit +377 45 69 69 69 ose email adresës info@dardanica.com që të shikojmë se cfarë mund të bëjmë.

Na Ndiqni

Bëhuni pjesë e faqës sonë 

Na ndiqni në Instagram

Bëhuni pjesë e profilit tonë 

Shikoni video eksluzive 

Reklama

Na Kontaktoni

Na lejoni të ju ndihmojmë.
Për programin work and travel, ju lutemi përdorni këto kontakte:

  • E-mail:info@dardanica.com
  •  Telefoni: +377 45 69 69 69
  • Skype: dardanicagroup
Për partneritete, ju lutemi përdorni këto kontakte:

  • E-mail: partnerships@dardanica.com
  •  Telefoni: +377 45 69 69 69
  • Skype: dardanicagroup

Emri Juaj (obliguar)

Emaili Juaj (obliguar)

Mesazhi Juaj

loading map - please wait...

Dardanica Office - Downtown 42.658259, 21.160141 Zyra e Dardanica Work and Travel USA